Deputeti Im icon

Deputeti Im

0.0.2 for Android
5.0 | 5,000+ Installs

Instituti I Studimeve Politike

Description of Deputeti Im

Instituti i Studimeve Politike ka kryer monitorimin e parlamentit shqiptar gjatë periudhës Janar – Korrik 2017 me mbështetjen e fondacionit gjerman Friedrich Ebert. Monitorimi është pasuar me hartimin e raportit final dhe prezantimin e tij. Raporti do të publikohet së shpejti edhe në www.deputetim.al.
Gjatë periudhës Shtator 2017 – Shtator 2020 Instituti i Studimeve Politike do të vijojë të monitorojë parlamentin falë mbështetjes financiare nga Qeveria e Mbretërisë së Holandës. Të gjitha të dhënat dhe gjetjet do të jenë publike përmes database www.deputetim.al. Në çdo rast opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërish ato të donatorit.
Projekti do të zgjasë tre vjet: Shtator 2017 – Shtator 2020 dhe bazohet në monitorimin e vazhdueshëm dhe të shumanshëm të Kuvendit të Shqipërisë, aktivitetit parlamentar dhe rolit të deputetëve.
Konkretisht, në vijimësi sipas projektit do të bëhet:
Monitorimi i institucionit të parlamentit në natyrën e tij kushtetuese dhe funksionale
Monitorimi aktiv i produktit dhe aktivitetit parlamentar
Monitorimi aktiv i rolit dhe aktivitetit të deputetëve
Monitorimi praktik në raport me qytetarët me sistemin e feedback nga parlamenti
Monitorimi i aktivitetit mbi bazë gjinore, sociale, përfaqësimi dhe problematike
Monitorimi i marrëdhënieve të Kuvendit me institucionet e pavarura kushtetuese
Monitorimi i bashkëpunimit të vetë deputetëve me institucionet e tjera
Monitorimin e treguesve financiare të deputetëve dhje Kuvendit
Testimi i mbështetjes cilësore qytetare ndaj parlamentit dhe deputetëve
Të gjitha të dhënat do të jenë publike, përmes faqes zyrtare në internet www.deputetim.al si dhe një aplikacioni online me akses për qytetarët. Të dhënat do të analizohen dhe prezantohen edhe në botime profesionale nga ekipi monitorues i ISP.

Information

  • Category:
    News & Magazines
  • Latest Version:
    0.0.2
  • Updated:
    2017-12-05
  • File size:
    4.3MB
  • Requirements:
    Android 4.1 or later
  • Developer:
    Instituti I Studimeve Politike
  • ID:
    io.ionic.deputetiim