Baboon - Porosit Online

5 (35)

Lifestyle | 7.1MB

Description

Baboon vjen si një projekt i ri dhe vizionar në Shqipëri, i krijuar në formën e një aplikacioni të përshtatshëm për tu përdorur në aparate smartphone, duke ofruar mundësinë për t’u ushqyer nga restorantet më të mirë në Tiranë, me anë të porositjes online.
Eshtë hera e parë që një projekt i tillë, i aksesueshëm në platformën mobile, ofron këtë shërbim në vendin tonë. Ofron gjithashtu një shumëllojshmëri produktesh prej më shumë se 100 restorante në Tiranë.
Mjaftojnë vetëm 45 Sekonda për të porositur Online.
Porosisni në 3 Hapa
1. Kërko - Gjeni restorantet më të mirë afër zonës suaj.
2. Zgjidh - Shfletoni menutë për të gjetur ushqimin tuaj të preferuar.
3. Shijoje - Porosia juaj gati për tu shijuar aty ku ndodheni.
Ajo që e bën këtë program të vecantë, është risia që sjell në shkurtimin e rrugëve që ndiqen deri në arritjen e porosisë tek klienti.
Mënyra më e shpejtë dhe komode për tu ushqyer!
Misioni i këtij aplikacioni është që ti shërbejë jo vetëm klientëve për ta kthyer procesin e të ushqyerit në kënaqësi por njëkohësisht dhe restoranteve, duke ja bërë shërbimin më të lehtë.
Synon reduktimin në barrierat gjuhësore duke shmangur gabimet njerëzore që ka një bisedë e drejtpërdrejtë apo telefonike. Pagesa nuk bëhet deri në momentin që porosia arrin tek klienti.
Baboon ofron:
• Promocione dhe ulje ekskluzive për klientët besnikë;
• Kryerjen e një porosie të re ose thjesht ripërsëritje nga historia e ruajtur në aplikacion;
• Gjetje të saktë të vendndodhjes përmes shërbimit GPS;
• Konfirmim online prej restorantit të përzgjedhur;
• Marrjen e aplikacionit Falas;
# BABOON është i vlefshëm vetëm në Tiranë. Nëse nuk e gjen qytetin tënd mos u mërzit, do të vijmë shumë shpejt!

Show More Less

Information

Updated:

Version: 1.0.1

Requires: Android 4.0 or later

Rate

Share by

You May Also Like